Amabasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka deklaruara se mirëpret masat disiplinore, që ka marrë Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, lidhur me vdekjen e tw paraburgosurit Astrit Dehari.
“Ne i mirëpresim inspektimet dhe masa disiplinore të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me vetëvrasjen në burg”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.
Delawie ka thënë se transparenca dhe llogaridhënia janë jetike.
Reagimi i Delawie ka ardhur pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë të suspendojë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të qendrës së Paraburgimit në Prizren, dhe tre zyrtarëve të tjerë. /Insajderi.com