Delawie: Presidenca e Trump nuk e ndryshon politikën e Amerikës ndaj Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Delawie: Presidenca e Trump nuk e ndryshon politikën e Amerikës ndaj Kosovën

    Insajderi
    20 November 2016 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që politika amerikane ndaj Kosovës të ndryshoj pas ardhjes së Dondald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

    Delawie në një intervistë për Gazeta Express, ka thënë se politika e jashtme amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme pa marrë parasysh a ka qenë një republikan apo demokrat në Shtëpinë e Bardhë, dhe ai nuk sheh asnjë arsye pse kjo të mos vazhdojë dhe në të ardhmen.

    Ndërsa, i pyetur nëse duhet të shqetësohen ata kosovarë që janë shprehur kundër zgjedhjes së Trump për president, Delawie ka thënë se, si Kosova ashtu edhe SHBA-ja janë vende të lira dhe njerëzit kanë të drejt të shprehin lirshëm mendimet e tyre.

    “Mendoj se njerëzit anembanë botës kanë pasur mendime rreth zgjedhjeve amerikane dhe kam qenë i inkurajuar kur e kam parë gjithë atë interesim nga njerëzit nga gjithkah. Kosova, sikurse Shtetet e Bashkuara, është vend i lirë. Njerëzit janë të lirë t’i shprehin mendimet e tyre në Shtetet e Bashkuara e po ashtu edhe në Kosovë dhe nuk shoh asnjë arsye që njerëzit të shqetësohen për atë që e kanë thënë para zgjedhjeve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark