Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar ndaj fyerjes së Sami Kurteshit të Vetëvendosjes ndaj ministres Dhurata Hoxha.
Delawi ka thënë se duhet të ndryshohen këto “qëndrime seksiste”.
“I zhgënjyer prej komenteve seksiste në Kosovë. Duhet të ndryshojmë qëndrimin që vlerëson të qenit të sigurt, konkurrues dhe ambicioz, përveç nëse jeni një grua”, ka shkruar Delawie në Twitter.