Delawie i zhgënjyer që s’u votua Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Delawie i zhgënjyer që s’u votua Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

    Insajderi
    11 April 2017 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj deputetëve të cilët sot nuk arritën që ta miratojnë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

    Ai ka thënë se ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë që nuk e kanë miratuar këtë projektligj.

    “I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut”, ka shkruar Delawie në Twitter.

    Projektligji në fjalë ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark