Delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi, gati për të negociuar me Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Delegacioni rus mbërrin në Bjellorusi, gati për të negociuar me Ukrainën

    Insajderi
    27 February 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    RUSI– Sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitry Peshkov ka deklaruar se delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit.

    “Sipas marrëveshjes së arritur, delegacioni rus, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimeve të tjera, përfshirë administratën presidenciale, mbërriti në Bjellorusi për negociata me ukrainasit”, raporton RIA Novosti.

    Sipas tij, pala ruse është e gatshme të nisë negociata të ngjashme në qytetin Gomel. Më 26 shkurt, Peshkov njoftoi se pala ukrainase kishte refuzuar të negocionte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark