Delegatet e PD-së i bëjnë thirrje Aganit që të mos u bëjë presion – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegatet e PD-së i bëjnë thirrje Aganit që të mos u bëjë presion

    Insajderi
    04 October 2016 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegatët e Partisë së Drejtësisë (PD) që shkarkuan Ferid Aganin nga posti i kryetarit, përmes një komunikate për media i kanë bërë thirrje Aganit të heqë dorë nga presionet dhe kanë përsëritur kërkesën për lirimin e zyrave qendrorë të parties.

    “Ju bëjmë thirrje që të mos bëni presion ndaj udhëheqjes së degëve të PD-së, me SMS e thirrje telefonike, sepse këto 17 degë dhe 112 Delegatët e Kuvendit nuk ju njohin më për kryetar të Partisë së Drejtësisë, por e njohim vetëm kryetarin e ri të Partisë së Drejtësisë z. Sylejman Cerkezin dhe kryesinë e re.” thuhet në komunikatën e dërguar për media.

    Grupi prej 112 delegatësh të pakënaqur me zhvillimet në Partinë e Drejtësisë para disa ditësh mbajtën një kuvend të jashtëzakonshëm në të cilin shkarkuan kryetarin Ferid Agani dhe zgjodhën si kryetar Sylejman Çerkezin.

    Ndërsa Agani këtë organizim e quajti “tubim i paqenë” dhe jo legjitim pasi sipas tij, është mbajtur në kundërshtim me statutin e Partisë së Drejtësisë.

    “Mas pari nuk është Kuvend, është një tubim që paraqet një fund të një procesi jolegjitim dhe jo statusor. Mund të jetë tubim i çdo kujt tjetër dhe mund të paraqes çdo gjë tjetër, por jo një Kuvend i cili ka ndonjë ndërlidhje me Partinë e Drejtësisë dhe çfarëdo vendimi që është marrë aty, nuk ka asnjë impakt politik apo juridik në aktivitetet e Partisë së Drejtësisë”, pati deklaruara Agani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark