Deliu: Albulena Haxhiu po i jep zë krimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deliu: Albulena Haxhiu po i jep zë krimit

    Insajderi
    24 April 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka drejtuar akuza për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se po i jep zë krimit nëpërmjet heshtjes së saj në lidhje me raportimin e përfshirjes së ambasadorit Martin Berishaj, në një skandal të shpërlarjeve të parasë.

    Deliu thotë se ministrja e Drejtësisë, duhet të mbajë qëndrim politik nëse ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet apo jo.

    “Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ministrja po i jep zë krimit“, ka shkruar Deliu në Facebook.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark