Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se kazerma ushtarake “Adem Jashari” në Prishtinë po mbetet pa rrymë gjashtë orë në ditë.
Deliu, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, kurse hapësirat tjera janë “në mëshirë të fatit”, shkruan Insajderi.
“Sagë me ushtarët e FSK-së. Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike.
Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit”, ka thënë ajo.
“Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!”. /Insajderi.org/