×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun

    Insajderi
    18 September 2024 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi që “sot dhe asnjë ditë më vonë” të flasë mbi diskutimet në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

    Deputetja e PDK-së ka thënë se uron që hapja e Urës së Ibrit të mos ketë qenë temë me palën serbe.

    “Sot dhe asnjë ditë më vonë, zëvendëskryeministri Bislimi duhet t’u tregojë qytetarëve për çfarë kanë biseduar me emisarin Lajçak dje në Bruksel. Uroj që hapjen e Urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cenim i sovranitetit dhe kushtetutës tonë, do të ishte i papranueshëm. Zëvendëskryeministër, dil sot edhe fol”, ka thënë ajo.

    Bislimi ka deklaruar të martën pas takimit bilateral me Lajçakun në Bruksel se Serbia refuzoi të futej në takim me agjendën e dakorduar. Ai është shprehur se në ftesë thuhej se temat e tjera mund të futen në diskutim vetëm me dakordimin e palëve, e “rrjedhimisht trelateral nuk ka mundur të kushtëzohet me pranimin ose jo të propozimeve të palës tjetër”.

    Bislimi gjithashtu ka thënë se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, kundër zbatimit të pikave të Marrëveshjes që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës nuk është tërhequr.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark