
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj sjelljes së kryeministrit Albin Kurti gjatë një deklarimi publik, ku ky i fundit pati një qëndrim konfrontues ndaj gazetares së Klan Kosova, Arbëreshë Uka.
Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kurti zgjodhi të sulmojë gazetaren që kërkoi përgjigje për mungesën e barnave jetike në spital në vend që të jepte shpjegime të sinqerta për qytetarët.
“Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gazetaren që kërkoi përgjigje për mungesën e barnave jetike në spital, në vend që të jepte shpjegime të sinqerta për qytetarët. Ndërkohë, mbi 700 punëtorë të RTK-së, po përballen me pasiguri, pa pagë dhe pa shpresë. Kjo është padrejtësi dhe poshtërim”, ka shkruar Deliu.