Deliu: Kushtetuesja e rrëzoi përpjekjen e pushtetit për të kontrolluar median - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Kushtetuesja e rrëzoi përpjekjen e pushtetit për të kontrolluar median

    Insajderi
    23 April 2025 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetues të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke e cilësuar këtë si një dështim të tjetër përpjekjeje të pushtetit për të kontrolluar median.

    Deliu e ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një fitore për lirinë e fjalës dhe një tjetër goditje për tentativat për të kufizuar mediat në vend, shkruan Insajderi.

    Ajo ka theksuar se ligji, i cili synonte të ushtrohej nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte në shkelje të Kushtetutës.

    “Qeveria e Vetëvendosjes tentoi ta vë nën kontroll Komisionin e Pavarur të Mediave me një ligj antikushtetues. Sot, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë ligj. Një tjetër tentativë për të kontrolluar median bie përballë Kushtetutës. Fitorja i takon fjalës së lirë,” ka shkruar Deliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark