
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar për propozimin e Lëvizjes Vetëvendose që seanca për konstituim të mbahet një herë në javë në vend të çdo 48 orë.
Ajo tha se se kjo ‘‘me fjalë të tjera’’ nënkupton ‘‘më pak punë, më shumë ngërç’’.
Deliu ka theksuar edhe se vendi ndodhet në krizë institucionale.
‘‘Në vend që të punojnë me intensitet për zgjidhjen e bllokadës, po kërkojnë minimumin e mundshëm të angazhimit. Kuvendi ka dështuar 17 herë radhazi të zgjedhë Kryetarin, e vendi ndodhet në krizë institucionale, tani del kërkesa që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Me fjalë të tjera: më pak punë, më shumë ngërç’’, ka shkruar ajo./Insajderi.org/