Deliu për Vjosa Osmanin: Dy vite presidente, “dy vite servilizëm” ndaj Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu për Vjosa Osmanin: Dy vite presidente, “dy vite servilizëm” ndaj Kurtit

    Insajderi
    04 April 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë që janë bërë dy vite që kur Vjosa Osmani morri pozitën e të parës së shtetit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se të vetmin rezultat në këto periudhë kohore Osmani e pati “servilizmin ndaj Kryeministrit” Albin Kurti, raporton Insajderi.

    “E ka reduktuar rolin në notere të kryeministrit”, shkroi Deliu në rrjetin e saj në Facebook. Përveç kësaj, ajo tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i ka qëndruar vullnetit qytetar dhe as për mbrojtjej e interesave të qytetarëve.

    “Dy vite të Vjosa Osmanit në Presidencë simbolizohen me servilitet ndaj Albin Kurtit dhe asnjë rezultat të vetëm konkret në kompetencat e saj kushtetuese”.

    Përveç kësaj, Deliu thotë edhe se Presidentja nuk ia doli të arrijë rezultate as në politikën e jashtme. “Asnjë njohje, asnjë anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare, asnjë angazhim konsistent”, shkroi ajo.

    “Mbetet e njohur për sulmet ndaj oponentëve politik të cilët sot nuk kanë mundesi të kundërpërgjigjen, sepse padrejtesisht gjykohen për luftën e UÇK-së”, përfdundoi Deliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark