Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz ka arritur të fitojë kundër tenistit serb Novak Gjokoviq në turneun Grand Slam të tenisit, Wimbledon.
Kjo ngjarje ka marrë vëmendje edhe në Kosovë. Për këtë, Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shfrytëzuar fitoren e Alcaraz kundër Gjokoviq që ta sulmojë Qeverinë Kurti.
”Carlos Alcaraz i përshëndetë Gjokoviqin, Radojçiqin e krejt këta tjertë me rend”, ka shkruar ajo.
Ky reagim i Deliut lidhet me përgjimet e fundit, të përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila teksa bisedonte me Simiqin e Listës Serbe.