Deliu: Vendimi vulosi shkeljen e Kushtetutës nga Qeveria Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Vendimi vulosi shkeljen e Kushtetutës nga Qeveria Kurti

    Insajderi
    08 August 2025 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky verdikt konfirmon se nga 1 maji e deri më sot, qeverisja e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit përmes Avni Deharit ka shkelur Kushtetutën në çdo seancë.

    Sipas saj, detyrimi për votim të fshehtë dhe mohimi i të drejtës për votë të hapur për Kryetar të Kuvendit përbëjnë një dështim të rëndë institucional dhe mungesë të plotë të respektit ndaj ligjit e demokracisë.

    “Ky është moment i rëndësishëm për të rikujtuar se Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura”, ka deklaruar Deliu përmes një postimi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark