Deliu: ZRrE duhet t’i kthejë tarifat e lira të energjisë elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deliu: ZRrE duhet t’i kthejë tarifat e lira të energjisë elektrike

    Insajderi
    26 May 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar sot presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tyre karshi zhvillimeve specifikisht me faturat e energjisë elektrike.

    Ajo ka thënë se derisa sot po flasin, njësorët elektrikë janë duke u tarifuar me çmime të shtrenjta.

    Sipas saj, ZRrE-ja pas vendimeve të gjykatave, duhet t’i kthej tarifat e lira të energjisë elektrike.

    “Ka rreth dy muaj që vendimi i ZRRE-së është pezulluar ndërsa qytetarët po paguajnë energjinë me çmim të shtrenjtuar. Kjo vetëm se është papërgjegjësi është edhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ky bord i zgjedhur nga Qeveria Kurti. Javën që shkoi mori një vendim skandaloz, vendosi që të shtyjë vendimin e tij”, ka thënë Deliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark