×
  • Lajme
  • Lajme

    Deluja e Adnan Rrustemit, thotë se “nuk ka korrupsion në Vetëvendosje”, Bajrami ia përmend kontratat njëburimore

    Insajderi
    02 December 2024 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i replikoi deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i cili për pothuajse të njëjtat akuza të opozitës për Qeverinë, e akuzoi po opozitën.

    “Korrupsionin potencial me 2123 kontrata që e keni bë pa shpallje të tenderit, me negocim të drejtpërdrejtë nuk e mbulojnë as sulmet terroriste në veri dhe nuk e mbulon me asnjë shpifje që po mundohesh me e bë ti dhe të gjithë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mundesh me e bë. Janë 2123 kontrata”, tha Bajrami.

    Nënkryetarja e LDK-së tha se nuk e ka nënshkruar asnjë kontratë njëburimore, ndërsa tha se deputetët e pushtetit kanë qenë kundër hetimit të të gjitha kontratave njëburimore.

    “Mos shpif në tempullin e demokracisë, sepse, është e vërtetë, ti ke gjujtë gaz, por dikush ka dhënë jetë për me ardhë unë edhe ti edhe me e folë këtu të vërtetën”, tha ajo.

    Rrustemi tha se paraqitja e Bajramit në foltoren e Kuvendit është “konfirmim i implikimit të saj”.

    Ai tha se “nuk ka korrupsion në Vetëvendosje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark