Buxheti i Kosovës është dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga favorizimet që drejtori i arrestuar i Ministrie së Mjedisit, Naser Hafizi i ka bërë kompanisë “Frutti”. Sipas dosjes së prokurorisë që ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se dëmi i shkaktuar me marrjen e vendimeve për faljen e borxheve të “Fruttit”, pronë e Labinot Malsorit, konsiderohet të jetë i një shkalle të lartë.
Gazeta Insajderi
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Naser Hafizi dyshohet se kundërligjshëm ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit.
Në mesin e rreth 14 kompanive që kanë përfituar, është edhe kompania e pijeve “Frurtti” pronar i së cilës është Labinot Malsori.
Sipas Dosjes së prokurorisë, thuhet se kompania “Frutti” është detyruara të paguaj vetëm shumen prej rreth 40 eurove. Ani pse, thuhet në dosje, përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritët për litër të shitur e jo për metër kub.
“I pandehuri thuhet se më 31 gusht 2021 ka iniciuar nxjerrjen e vendimit për përllogaritjen e detyrimit financiar për kompaninë “FRUTTI”, të cilit prej 2017-2021 i përcakton detyrim financiar prej 39, 81 euro, ndonëse këtij ky operator ka operuar si ambalazhues dhe përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritet për litër të shitur e jo metër kub” thuhet në dosje.
Në këtë vendim, thuhet se i pandehuri Naser Hafizi duke shkelur detyrat zyrtare në mënyrë të kundërligjshme, ka bërë përllogaritje të gabuar dhe në dhjetor 2023 ka iniciuar procedurën për vazhdimin e lejes ujore, duke i mundësuar OE “FRUTTI” vazhdimin e lejes ujore pa i plotësuar kushtet ligjore.
Këtë, thuhet se e ka arritur duke ushtruar presion të zyrtarët e MMPHI-së, e duke i kërcënuar se nëse nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna.
“Me këto veprime, i pandehuri e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës dhe dëmi i shkaktuar me marrjen e këtyre vendimeve konsiderohet i një shkalle të lartë e që saktësisht mbetet të përcaktohet më vonë nga ekspert të fushës përkatëse”, thuhet në aktvendim.
Me këto veprime, Hafizi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 të KPRK-së.
Sipas dosjes, Naser Hafizit, në mënyrë të paligjshme ka përfituar kesh rreth 110 mijë euro.
Skema e pastrimit të parave nga Hafizi
Në bazë të dosjes së Prokurorisë, Hafizi po dyshohet se me qëllim të fshehjes së aktivitetit të paligjshëm ka futur para kesh nga viti 2018 deri më 2024. Çdohërë sipas Prokurorisë, ai dyshohet që në vitin 2022 ka deponuar 109 mijë euro dhe më 2023-ën 51 mijë euro.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naser Hafizi duke e ditur se pasuria e tij buron nga aktiviteti i paligjshëm dhe është e fituar me kryerjen e veprës penale, me qëllim të fshehjes së këtij aktiviteti dhe burimit të vërtetë të pasurisë të hollat – parat nga keshi i ka futur në sistemin bankarë me qëllim që këto para të kundërligjshme të duken si të ligjshme ashtu që ka bërë deponime përmes sistemit ATM në llogarinë bankare në PCB me numër të llogarisë.., ku nga viti 2018-2024, ka deponuar 109,370.00 euro, ashtu që në vitin 2022 i ka deponuar në kesh 31,640.00, ndërsa në vitin 2023 i ka deponuar 51,070.00 euro, si dhe shuma te tjera në vite të ndryshme”, thuhet në dosjen e Prokurorisë,
Prokuroria thotë se Hafizi ka bërë deponime përmes llogarive bankare të familjarëve të tij, kinse si kursim, huazim apo dhuratë nga personat tjerë një pjesë të huazimeve i ka kthyer në kesh edhe pse i ka marr me transferim bankar, pastaj e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës se tyre përmes transfereve bankare.
Të hyrat mujore të të pandehurit janë 732 euro, nga bashkëshortja ka të hyra mujore janë 540 euro, të cilat Prokuroria tha se mund të arsyetojnë pasurinë e krijuar nga ai.
Hafizi po ashtu, sipas Prokurorisë, nuk ka deklaruar edhe banesën në ‘Bill Klinton’ më 2020-ën dhe një banesë në Fushë Kosovë s’e ka të deklaruar më 2023-ën. /Insajderi.org/
Raportimet e Insajderit: