Dema: Kandidatët që humbën nuk kanë të drejtë ri-konkurrimi për rektor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dema: Kandidatët që humbën nuk kanë të drejtë ri-konkurrimi për rektor

    Insajderi
    11 March 2016 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Drejtues më 4 mars 2016, dështoi që të zgjedhë rektorin e ri për shkak të mosmarrjes së votave të duhura nga asnjë kandidat.

    Në konkursin e ri kandidatët që iu nënshtruan garës për rektor, Lul Raka, Naser Sahiti, Anton Berishaj dhe Sali Bashota, sipas praktikave të këtij Universiteti nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë më për këtë pozitë. Marjan Dema, kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve ka rikonfirmuar për “Zërin” se këta kandidatë nuk do të kenë më të drejtën e konkurrimit.

    Ai ka sqaruar se sipas praktikave që zbatohen në këtë Universitet për zgjedhjet sikurse për këshilla të fakulteteve, dekan si dhe rektor, kandidati që nuk merr tri herë radhazi votat nuk mund të ketë të drejtën e rikonkurrimit. “Kështu kemi deklaruar edhe më herët, kështu është praktikuar në çdo nivel të zgjedhjeve deri tash dhe kështu kemi vepruar. Ndoshta pas një viti ai mund të konkurrojë, por nuk është e udhës ta bëjë këtë së paku brenda këtij gjashtëmujori”, ka bërë të ditur Dema.

    Ndërkaq Valmir Krasniqi, kryeredaktor i revistës ndërkombëtare “MathProblems”, thotë se në Statutin e UP-së në asnjë nen nuk parashihet se nuk mund të konkurrojnë përsëri ata kandidatë që s’i morën votat e nevojshme. (Zëri)

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark