×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Bashkëshortja e ministrit të Kulturës nuk kishte punë zyrtare në Cannes

    Insajderi
    08 June 2016 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëtimi i 11 punonjësve të Ministrisë së Kulturës në Festivalin e Cannes, me para të shtetit, përfshirë edhe gruan e  ministrit Kujtim Shala, sipas tij është bërë me kërkesë të Qendrës Kinematografike të Kosovës, për shkaqe pune.

    “Drejtuesit e QKK-së kanë menduar se është më thjeshtë dhe më pak e kushtueshme nëse ne përdorim ngjarjet e kësaj natyre që të punojmë dhe për këto fusha sesa ti sjellim ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë”, ka thënë ministri Shala, për Klan Kosova.

    Në këtë grup bënte pjesë edhe zyrtarja e financave në Baletin Kombëtar të Kosovës, Lindita Morina – Shala, e cila është bashkëshortja e ministrit. Por ky nuk dha një përgjigje pse duhej të ishte edhe ajo në Kanë. Veçse e arsyetoi numrin e madh të të dërguarve.

    “Me nismën e QKK-së po punojmë një udhëzim administrativ për lehtësira financiare”, ka thënë Shala.

    E drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka thënë për Insajderin, se ky grup ka qenë në Cannes për këtë qëllim por bashkëshortja e ministrit nuk është në këtë grup punues.

    “Është e vërtetë ajo që ka qenë një grup punues në Cannes por Lindita Morina-Shala nuk është pjesë e këtij grupi punues por ka qenë në udhëtim privat”, ka thënë Zharku për Insajderin.

    Të njëjtën e ka konfirmuar edhe drejtori i Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj sipas të cilit, zyrtarja financiare në këtë institucion, ka marrë pushim për udhëtim privat dhe jo zyrtar.

    “Koha Ditore” të hënën ka raportuar se për këtë udhëtim të 11 zyrtarëve MKRS ka shpenzuar 16 mijë euro./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark