Demarkacioni kthen gazin në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni kthen gazin në Kuvend

    Insajderi
    21 May 2016 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skenat e dhunës me gaz lotsjellës dhe policë me maska mund të shfaqen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës nëse koalicioni qeverisës i “mban fjalët”, që brenda pak javësh ta dërgojë për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

    Partitë opozitare kërkojnë nga Qeveria që të mos e ndezë “zjarrin” në Kuvend me tentimin për ta ratifikuar Marrëveshjen e 26 gushtit 2015, por të kërkojë zgjedhje afatgjate. Në anën tjetër, Qeveria kërkon që çështja e kufirit me Malin e Zi të mbyllet dhe në këtë mënyrë t’i hapet rrugë procesit për liberalizimin e vizave.

    Meqë demarkacioni është kusht për vizat, Qeveria, por edhe vetë presidenti Hashim Thaçi kanë thënë se “nuk do t’i rrezikojnë vizat”.  Madje presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka përfunduar dhe se tani mbetet vetëm të ratifikohet marrëveshja e 26 gushtit./Zëri.info


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark