Demarkacioni la në ‘harresë’ FAK-un - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni la në ‘harresë’ FAK-un

    Insajderi
    25 July 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk mund të bëhet pa një kompromis gjithëpërfshirës. Partitë serbe në Kosovë thonë se nuk kanë marrë asnjë “ofertë” për konsensus. Ndërkohë, nuk është bërë as ndonjë analizë për ndryshimet kushtetuese, që do të bazohej në praktikat dhe standardet evropiane.

    Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm me një kompromis gjithëpërfshirës politik.

    Por, njohës të çështjeve kushtetuese në vend, thonë se skena politike në Kosovë, duhet përfundimisht të vetëdijesohet se në çfarë ambienti ligjor dhe kushtetues është sjellë vendi përmes kompromiseve që në ndërkohë janë kthyer edhe në pengesa jetike për ndërtimin e institucioneve.

    Kujtim Kërveshi, avokat kosovar dhe njohës i çështjeve juridike, ka thënë për “Zërin” se në realitetin juridik të krijuar në Kosovë, çështjet jetike mbeten peng i krijimit të numrave të mëdhenj për të realizuar ndryshimet kushtetuese. Këto të fundit konsiderohen tepër të rëndësishme për një varg procesesh në Kosovë, FAK-un, Reformën zgjedhore, ASK-në, etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark