Demarkacioni nuk do të jetë në rend të ditës së Kuvendit as të enjten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni nuk do të jetë në rend të ditës së Kuvendit as të enjten

    Insajderi
    13 June 2016 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që më 16 qershor, ditën e enjte të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

    Por, as në këtë seancë nuk parashihet që të votohet marrëveshja për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka dashur të tregojë se kur do të dërgohet kjo marrëveshje për votim në kuvend.

    Demarkacioni është nj prej kritereve të mbetura për liberalizmin e vizave të Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark