Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 9 qershor. Kështu është vendosur sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
Por, as në këtë mbledhje nuk pritet që të votohet marrëveshja e Kosovës me Malin e zi për demarkacionin kufitar, kush ky i vënë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se kjo marrëveshje do të votohet kur “jemi të bindur” që nuk cenohen interesant e qytetarëve.
Partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe NISMA – kanë thënë disa herë se do të kundërshtojnë votimin e kësaj marrëveshje, duke konfirmuar se do të kthehen në kuvend kur kjo marrëveshje të votohet./Insajderi.com