Demarkacioni pritet ta kalojë "filtrin" e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni pritet ta kalojë “filtrin” e fundit

    Insajderi
    09 August 2016 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektligji për ratifikimin e vizës kufitare me Malin e Zi gjatë ditës pritet që të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës.

    Pas shqyrtimit nga Komisionin për Punëve të Jashtme ky projektligj mbetet në dorë kryesisë së Kuvendit të Kosovës ta caktojë datën e seancës për shqyrtimin e demarkacionit.

    Përkundër kundërshtimeve të forta të partive opozitare dhe qytetarëve të zonës kufitare me Malin e Zi, pas debatit të mbajtur me 3 gusht nga ekspertet dhe komisioni shtetërorë për çështjen e demarkacionit, qeveria e Kosovës e miratoi marrëveshjen e demarkacionit duke i hapur rrugë kuvendit për fjalën përfundimtare.

    Opozita ka paralajmëruar se do ta parandalojë miratimin e këtij projektligji brenda Kuvendit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark