Demarkacioni shkaktoi krizë njëvjeçare politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni shkaktoi krizë njëvjeçare politike

    Insajderi
    14 August 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova që një vit është zhytur në krizë të thellë politike, pasi që ka nënshkruar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës e fajësojnë Qeverinë për këtë krizë, duke thënë se ekzekutivi i vendit nuk i respektoi vendimet e Kuvendit.

    Më 26 gusht bëhet një vit prej se Kosova është futur në një krizë të thellë politike për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

    Subjektet opozitare patën deklaruar se me këtë Marrëveshje Kosova i humb rreth 8200 hektarë tokë, prandaj filluan protestat në rrugë dhe në Kuvend, shkruan Zëri.

    Tani opozitarët dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës thonë se kriza është shkaktuar nga arroganca e Qeverisë, madje, sipas tyre, ekzekutivi i vendit ka mbajtur të fshehta disa dokumente për procesin e demarkacionit dhe nuk i ka marrë parasysh vendimet e Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark