Seanca në rastin e Nagip Krasniqit, ish-kryeshefit të KEK-ut është shtyrë për 7 shkurt.
Kjo për shkak se i akuzuari tjetër Ymer Dragusha nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, që ishte i ftuar në mënyrë të rregullt nga Gjyakata Themelore në Prishtinë.
Gjykata për Dragushën do të marrë veprime ligjore, pa përjashtuar edhe urdhërarrestin.
Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.