
Agron Demi, drejtor ekzekutiv në GAP, ka komentuar publikimin e dosjes “Panama Papers”. Ka bërë krahasim me publikimet për keqpërdorimet që ndodhin në Kosovë.
“ Vetëm dje u lansuan dy lajme, për dy terminale doganore, me të cilat shpërblehen familjarë e blehen vota. Nëse e krahasojmë fuqinë ekonomike të Rusisë dhe Kosovës, dy milardë euro të vjedhura nga Rusia, janë shumë më të vogla në vlerë se sa dy terminale doganore”, ka shkruar Demi në Facebook.
Demi ka shtuar se për duhet të aktivizohet prokuroria dhe se duhet të ketë gjyqësor të pavarur për të gjykuar politikanët e fuqishëm.
“Për ta vendos Putinin në bankën e të akuzuarve nevojitet ekzistimi i një gjyqësie të pavarur. Ashtu sikurse në Kosovë ku do të duhej një fjalë nga Kryeprokurori Lumezi për të gjitha këto shkrime rreth terminaleve dhe skandaleve tjera”, ka shkruar Demi.
Ai i ka sugjeruar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që të marr shembull kryeprokurorën e Rumani Laura Codruta Kovesi. Ajo është shpallur si njeriu më me influencë në Rumani.
“ E deri kur një kryeprokuror të shndërrohet në person më me influencë se sa një Kryetar Kuvendi, Kryeministër e President, kemi me vazhdu me dëgju edhe plot skandale, e me ndryshu asgjë”,ka pohuar Demi.