Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, ka ngritur shqetësime për sulmin ndaj xhamisë në Novëbërdë nga një qytetarë i komunitetit serbë.
Ajo ka thënë se nëse do të kishte ndodhur nga qytetarët shqiptarë një sulm i tillë atëherë institucionet tona do të reagonin.
Deputetja Demi-Murtezi, gjithashtu ka bërë të ditur se komuniteti serb nuk ka respektuar ditën e Kushtetutës së vendit.