Kryetari i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, Agron Demi ka shtruar çështjen problematike të kompanisë që udhëheq me rrjetin e energjisë elektrike në Kosovë – KEDS, e cila ende nuk lëshon kupona fiskal për qytetarët.
Sipas Demit, nëse një kompani nuk lëshon kupona fiskal, atëherë kosovarët duhet të jenë të lirë nga pagesa.
“Në bazë të Ligjit për TVSh, je i liruar nga pagesa nëse biznesi nuk të ofron kupon fiskal. KEDS grumbullon me qindra miliona euro nga konsumatorët kosovarë dhe nuk lëshon kupon fiskal.
Nëse se paguan, jet pa rrymë. E shteti i bie ne qafë naj shitores së vogël për mungesë të arkës fiskale”, ka shkruar Demi në Facebook, raporton Insajderi.
Për Demin mbetet e habitshme se si ministria e Financave ende nuk ka shpjeguar “se pse KEDS nuk lëshon kupn fiscal”. /Insajderi.com