Demi thotë se nuk e voton mocionin e opozitës por as demarkacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demi thotë se nuk e voton mocionin e opozitës por as demarkacionin

    Insajderi
    09 May 2017 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk do ta votojë këtë version të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por as mocionin e opozitës për ta rrëzuar qeverinë që drejtohet nga Isa Mustafa.

    Ajo ka sqaruar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delaëëie – i cili ka kohë që kërkon votimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, njëjtë si edhe miqtë tjerë ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.

    “Ne kishim një takim me ambasadorin Greg Delawie në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Kryesisht kemi biseduar për demarkacikonin, për pikat të cilat na shqetësojnë ne në lidhje me këtë cështje. Nuk mund të them se ai ka pasur insistim për të ndryshuar bindjen tonë, por mund të them që biseda ka qenë kryesisht konstruktive. Unë i kam thënë edhe atij që demarkacioni si i tillë ka pika brengosëse”.

    “Mocionin nuk do ta votojmë. Është e drejtë e opozitës që ta ngris, por unë jam pjesë e koalicionit dhe ne të gjithë jemi të përkushtuar për ta cuar deri në fund mandatin e kësaj qeverie”. /klankosova.tv

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark