‘Demokracia në Veprim’ më 83 vëzhgues në zgjedhjet e Drenasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Demokracia në Veprim’ më 83 vëzhgues në zgjedhjet e Drenasit

    Insajderi
    27 November 2016 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se do t’i vëzhgojë zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Drenas më 4 dhjetor.

    “Misioni i DnV-së do të përbëhet nga 83 vëzhgues të cilët do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve. Në përbërje të misionit do të ketë edhe vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, të cilët qysh nga dita e nesërme do të përcjellin fushatën zyrtare të zgjedhjeve e deri në momentin e fillimit të heshtjes zgjedhore”, thuhet në njoftim.

    DnV  thotë se do të përgatisë edhe një raport të detajuar pas përfundimi të zgjedhjeve, të bazuar nga të dhënat e vëzhguesve të tyre, në linjë me kornizën ligjore të Kosovës, instrumentet regjionale dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve.

    Sipas tyre, raporti do të përfshijë aspektet si performanca e administrimit të zgjedhjeve, fushatën zgjedhore, respektimin e lirive themelore, procesin e votimit, shqyrtimin e ankesave dhe shpalljen e rezultateve.

    Demokracia në Veprim është koalicion i përbërë nga 10 organizata joqeveritare vendore si dhe 38 organizata tjera partnere./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark