Koalicioni i Organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka raportuar se deri në ora 16:00 në Drenas kanë dal në votime 32% të votuesve.
Sipas Demokracisë në Veprim, saktësisht 16,889 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar në Drenas deri në orën 16:00.
“Dalja në zgjedhje deri në ora 16:00 është 16,889 votues apo përkthyer në përqindje 32%. Trendi i daljes nga ora 12:00 është rritur për 19%”, raporton DnV.