Demokratët marrin një tjetër goditje, republikanët sigurojnë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Demokratët marrin një tjetër goditje, republikanët sigurojnë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve

    Insajderi
    14 November 2024 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Republikanët kanë siguruar një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke shtrirë kontrollin e tyre në dhomën e ulët dhe duke pasë një ‘trifekti qeverisës’ në Uashington që mund t’i japë Donald Trump fuqi gjithëpërfshirëse për të miratuar agjendën e tij legjislative.

    Associated Press raportoi të mërkurën në mbrëmje se republikanët kishin fituar të paktën 218 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh pas një fitoreje në Arizona, një lajm që erdhi më shumë se një javë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë SHBA-në dhe derisa Trump bëri njoftime për emërimet në kabinetin e tij e që shkaktuan edhe tronditje përmes Uashingtonit.

    Kjo siguron që republikanët do të vazhdojnë të kenë një rol të madh në çështjet kyçe si financimi i qeverisë, negociatat për tavanin e borxhit dhe ndihma e huaj dhe ajo parashikon një fund të shpresave të demokratëve se Dhoma e Ulët mund të shërbejë si një bllokadë kundër agjendës së Trump.

    Republikanët tashmë kishin fituar Shtëpinë e Bardhë dhe kishin rifituar shumicën në Senat, kështu që fitorja e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve u siguron atyre komponentin e fundit të ‘trifektit’ të tyre qeverisës. Edhe pse ata do të kenë një shumicë të vogël, republikanët kanë treguar se do të përdorin ‘trifektin’ e tyre me efekt maksimal kur Kongresi i ri të formohet në janar.

    Demokratët bënë fushatë të pasuksesshme për nevojën për të kufizuar “mosfunksionimin” aktual në Kongres, pasi shumica e ngushtë e republikanëve e solli vazhdimisht Dhomën në një bllokim.

    Kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar 2023, u deshën 15 runde votimi për të zgjedhur Kevin McCarthy si kryetar, pasi afërsisht 20 anëtarë të ekstremit të djathtë nuk e mbështetën. Nëntë muaj më vonë, McCarthy u rrëzua pasi tetë nga kolegët e tij republikanë votuan me demokratët e Dhomës për ta hequr atë nga posti i kryetarit.

    *Trifecta është një term që përdoret në politikat e SHBA-së për të përshkruar situatën kur një parti politike kontrollon të tre degët kryesore të qeverisë: Kongresin, Shtëpinë e Bardhë (presidencën) dhe Gjykatën e Lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark