Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin

    Insajderi
    16 October 2021 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Subjekti politik “Demokratët për Drenasin” po e akuzojnë kandidatin për kryetar të PDK’së, Ramiz Lladrovci, se e ka sulmuar fizikisht anëtarin e tyre, Fatmir Dugolli.

    “Demokratët për Drenasin”, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ kanë pretenduar se kryetari aktual i Drenasit e ka kërcënuar me largim nga puna Dugollin dhe më pas e ka sulmuar atë fizikisht.

    “Ngjarja ka ndodhur në Komoran në Restorant “Kristal”, ku Lladrovci duke dalur është afruar tek Dugolli dhe e ka kërcënuar se do ketë pasoja  me largim nga puna pas zgjedhjeve si dhe e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në postimin e tyre.

    Të njëjtit kanë thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë forcat e rendit, por këta të fundit kanë qenë të paqasshëm.

    Postimi i plotë:

    Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht dhe kërcënon Fatmir Dugollin, anëtarin e shtabit zgjedhor Demokratët për Drenasin!

    Para pak orëve ka ndodhur një sulm fizik nga Ramiz Lladrovci i cili ka sulmuar fizikisht ish kandidatin për deputet nga PDK, Fatmir Dugolli, i cili njëherit është edhe anëtar i Shtabit Zgjedhor të Demokrat për Drenasin! 

    Ngjarja ka ndodhur në Komoran në Restorant “Kristal”, ku Lladrovci duke dalur është afruar tek Dugolli dhe e ka kërcënuar se do ketë pasoja  me largim nga puna pas zgjedhjeve si dhe e ka sulmuar fizikisht. 

    Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka marrë pamjet e kamerave të lokalit që ndodhi sulmi fizik. 

    Demokratët për Drenasin e dënojnë sulmin e Lladrovcit dhe kërkojnë nga Policia e Kosovës të marrë hapat e nevojshëm ndaj tij. 

    Sipas tyre Lladrovci ka dalur jashtë kontrollit për shkak që është njoftuar me humbjen që do ta pësojë ditën e nesërme nga verdikti i qytetarëve të Drenasit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark