Demolli dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për transformimin e FSK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demolli dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për transformimin e FSK-së

    Insajderi
    13 April 2016 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli u takua, në bazën e  KFOR-it, me Komandantin e  Kontingjentit ushtarak të KFOR-it, në Kosovë, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglieta.

    Gjatë takimit u bisedua për situatën e sigurisë në vend, procesin e transformimit të Forcës së sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe të Forcës së Sigurisë me Komandën dhe KFOR-in në përgjithësi.

    Me këtë rast, Ministri Demolli e njoftoj Komandantin e KFOR-it mbi shkallën e përgatitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës për tu transformuar në Forca të Armatosura, në momentin që do të merret vendim, nga institucionet më të larta të shtetit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

    Sipas tij, procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur plotësisht do të jetë transparent duke u shprehur i gatshëm për transparencë të plotë përgjatë gjithë procesit të  transformimit.

    Komandanti i KFOR-it konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e gjithashtu edhe gatishmërinë për garantimin e paqes dhe sigurisë, në të mirë të funksionimit të jetës së qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark