Demolli: Turqia është partnere strategjike e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demolli: Turqia është partnere strategjike e Kosovës

    Insajderi
    05 August 2016 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic,  e cila shoqërohej edhe nga atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, kolonel Necdet  Ozdemir.

    Ministri Demolli e falënderoi ambasadoren Kilic për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë kanë dhënë dhe po japin për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Më tej, ministri Demolli duke i shprehur ngushëllime Ambasadores turke për humbjen e jetëve të njerëzve, tha se “Republika e Turqisë është një partner i yni strategjik dhe për këtë ne duam që ajo të jetë stabile dhe në paqe’’.

    Në fund, Ministri Haki Demolli duke konfirmuar se bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Turqisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, shprehu solidaritetin me popullin e Turqisë, të cilët, siç tha Ministri, mbrojtën demokracinë dhe lirinë në vendin e tyre, njofton ministria përmes një komunikate për media.

    Nga ana e saj, ambasadorja e Turqisë e falënderoi ministrin Demolli për solidaritetin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së FSK-së me Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë edhe me popullin turk në përgjithësi.

    Ajo u shpreh optimiste se  Republika e Turqisë do të dalë edhe më e fortë nga situata e krijuar dhe se bashkëpunimi me Kosovën dhe Ministrinë e FSK-së, do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark