Disa zyre të LDK-së në Prishtinë, një në Gjilan, një në Istog, një në Pejë, një zyre në Gjakovë dhe në Mitrovicë janë dëmtuar ne bazë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Persona të panjohur kanë dëmtuar xhamat e selive të LDK-së në këto komuna, raporton Insajderi.
Sipas komunikatës për media njësitet policore janë duke hetuar rastet.
Megjthatë ende nuk ka të arrestuar për këto raste./Insajderi.com