Demostat: Rezoluta e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi do të jetë e ashpër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Demostat: Rezoluta e Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi do të jetë e ashpër

    Insajderi
    26 January 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Parlamentit Evropian me gjasë do të votojnë për rezolutën për zgjedhjet në Serbi më 7 shkurt në seancën plenare. Siç pretendon jo zyrtarisht një burim nga Brukseli për portalin serb “Demostat”, ky dokument pritet të jetë i pafavorshëm për pushtetin në Serbi.

    “Rezoluta për Serbinë do të jetë e ashpër, këtë herë do të shkojmë deri në fund”, ka thënë ky burim.

    Një burim nga selia e BE-së ka thënë se studentet e lëvizjes “Borba” (Beteja), të cilat vizituan Brukselin këtë javë, kanë lanë përshtypje të shkëlqyer bashkëbiseduesve në institucionet e Bashkimit Evropian.

    Sipas këtij burimi, ato kanë dhanë shembuj konkretë të shkeljeve të procesit zgjedhor, si dhe brutalitetit të policisë gjatë protestave pas zgjedhjeve.

    Të përkujtojmë se para miratimit të një rezolute të tillë, misioni vëzhgues ndërkombëtar (OSBE/ODIHR) do të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet në Serbi. Sipas vlerësimeve paraprake të vëzhguesve, zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor, edhe pse teknikisht të zhvilluara mirë, janë zhvilluar në kushte të padrejta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark