Lionel Messi u dëmtua në ndeshjen finale të Kupës së Amerikës, në minutën e 64, ndaj skuadrës së Kolumbisë.
Argjentinasi pësoi një dëmtim pa kontakt, ndërsa vraponte me shpejtësi të plotë në fushë ai qëndroi shtrirë në fushë fillimisht, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe menjëherë hoqi këpucën nga këmba e djathtë. Pas daljes nga fusha, ai u pa në lot tek stoli i Argjentinës.
Ndëekaq, nëpërmjet një postimi zyrtar, klubi i Inter Miami ka zbuluar situatën e dëmtimit të Messit.
Pas një vlerësimi mjekësor, është konstatuar se argjentinasi ka pësuar një dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë. Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe ecuria e rikuperimit të tij.