×
  • Lajme
  • Analiza

    Dëmtohen rëndë memorialët që kujtojnë të rënët, shteti ndanë 255 mijë euro për rregullimin e tyre

    Insajderi
    07 September 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti ka ndarë 255 mijë euro për rregullimin ose ndërtimin e memorialeve të martirëve dhe dëshmorëve të luftës.

    Çdo janar, kur përkujtohet masakra e tmerrshme e Reçakut, krejt politikanët kosovarë zbarkojnë atje për nderime.

    Dhe, ka shumë mundësi që këtë vit, kur i kanë vendosur lulet para fotografive të martirëve të masakruar, kanë parë se si është dëmtuar hapësira e vetme që i përkujton 45 civilët e rënë.

    Për ta rregulluar Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ka njoftuar dhënien e kontratës.

    Vlera e këtij tenderi kap shifrën e 255 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kompleksi memorial në Reçak që kishte filluar të ndërtohej në vitin 2008, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili nga vitit 2016 ka kaluar në përgjegjësi të Agjencisë, kishte kushtuar mbi 2 milionë euro.

    Kompleksi përmban varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e Ëilliam Ëalkerit, zyret administrative, fontanën, staza, parkingje, hapësira gjelbëruese.

    Në kuadër të zonë së veçantë janë edhe dy shtëpi ku janë kryer masakrat dhe kanë gjurmë të luftës  që AMKMK do ti konzervojë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Masakra e Reçakut u krye nga ushtria dhe policia serbe me 14-15 Janar 1999, në fshatin Reçak, në Shtime.

    Me 14 janar të 1999, forcat serbe tentuan të hyjnë në fshat, mirëpo hasen në rezistencë të UÇK-së.

    Në shenjë hakmarrjeje më 15 janar i morën të gjithë banorët e fshatit dhe i mblodhën në vendin e ashtuquajtur “Kodra e Bebushit”.

    Në këtë vend i masakruan dhe vranë 45 civilë shqiptarë.

    Më 16 janar 1999, William Walker, atëherë ambasador i OSBE-së në Kosovë, e vizitoi “Kodrën e Bebushit” dhe u tmerrua nga masakra.

    Si rezultat i asaj vizite Masakra e Reçakut u bë ndërkombëtarisht e njohur, më çrast rezultoi në vendimin për bombardimet e NATO-së kundër Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shteti do të rregullojë ose ndërtojë edhe memorialet tjera të dëmorëve

    Kontrata mbi 200 mijë euro e cila është dhënë ngaAgjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës parasheh edhe ndërtimin e Memorialit të dëshmoreve në Shtime, Memorialin të dëshmorëve në Mollopolc  të Shtime; Memorialin e dëshmorëve në Morinë, dhe Kompleksin Memorial ”Beteja e Koshares”, në Koshare të Gjakovës.

    Sipas kontratës e cila parashihet të nënshkruhet të premten, punimet për rregullimin osë ndëetimin e këtyre memorialëve pritet të kryen për 265 muaj nga kompania “Loni” SH.P.K., me bazë në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kosova ka dalë nga lufta e viteve 1998/99 me mbi 13.000 njerëz të vrarë e mijëra të zhdukur.

    Edhe 23 vjet pas luftës nuk dihet ende për fatin e mbi 1.600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.

    Udhëheqësit e Kosovës vazhdimisht përsërisin se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e së kaluarës, ndërsa i bëjnë thirrje Serbisë që të pranojë përgjegjësinë dhe të kërkojë falje për krimet e luftës.

    Zyrtarët në Serbi shpesh i mohojnë krimet e forcave serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark