Policia po heton një rast në Zhitkovc të Zveçanit, pas dëmtimit të stemës së Republikës së Kosovës.
Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa thuhet se rasti ka ndodhur para dy ditësh, shkruan Gazeta Inajderi.
Në njoftimin e policisë nuk flitet për ndonjë të arrestuar.
“Fsh. Zhitkovc, Zveçan 29.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës. Rasti është duke u hetuar”. /Insajderi.org/