×
  • Sport
  • Sport

    Dënimi i rëndë që e pret Enzo Fernandez pas këngëve raciste ndaj lojtarëve të Francës

    Insajderi
    19 July 2024 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, mund të dënohet me 12 ndeshje pasi filmoi veten e tij duke kënduar një këngë raciste dhe transfobike pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Amerikës.

    Investimet tashmë kanë nisur nga Chelsea, FIFA dhe Conmebol pasi Fernandez u fut në transmetim direkt, aty ku shfaqi ekipin e Argjentinës duke kënduar një këngë raciste në drejtim të lojtarëve të Francës.

    Ata mund të dëgjoheshin duke kënduar fillimin e këngës e cila fillimisht u bë viral pas përfundimit të Botërorit të 2022-ës, aty ku një pjesë e tekstit thotë ‘Ata luajnë në Francë, por të gjithë janë nga Angola’.

    Ka një pjesë e dhe të mesazheve transofobike për shkak të lidhjes së dyshuar që kishte Mbappe me modelen transgjinore Ines Rau, duke thënë ‘Nëna e tyre është nigeriane, babai është kamerunas, por pasaporta e tyre thotë se janë francezë’.

    Federata e Futbollit të Anglisë tashmë e ka bërë të qartë pozicionimin e tyre sa i përket incidenteve të natyrës së tillë në gusht të vitit 2020, kur u tha: Pezullimet nga gjashtë deri në 12 ndeshje do të rekomandohen nga Komisioni Rregullativ për pothuajse të gjitha aktet e diskriminimit nga pjesëmarrësit individual.

    Në rast se Federata nis hetime zyrtare ndaj Fernandez, ai me siguri do të merrte të paktën gjashtë ndeshje dënim, por që ky dënim mund të zgjatet deri në 12 ndeshje.

    23-vjeçari i cili u transferua tek Chelsea për 106 milionë euro në janar të vitit të kaluar, mund të mbetet jashtë fushave deri në nëntor nëse merr dënimin maksimal.

    Në skenarin më të keq, ai do të humbiste ndeshjet ndaj Manchester Cityt, Liverpoolit, Newcastle United, Manchester United dhe Arsenalit para se t’i përfundonte dënimi./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark