×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënimi ndaj Pjetër Shalës, reagon Krasniqi

    Insajderi
    16 July 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, u dënua sot me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pas kësaj, duke thënë se kjo është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

    “Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë. Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, shkroi Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark