
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka përmbyllur dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën.
Ademaj para trupit gjykues ka kërkuar që të dënohet Naim Murseli, shkruan Insajderi.
“Mesazhi im dhe i familjes sonë është i qartë: Dënimi nuk na e kthen Liridonën, por të paktën le të jetë një shembull për të gjithë ata të cilët tentojnë të bëjnë një krim të tillë. Duke marrë parasysh natyrën e krimit, po ashtu rrethanat kriminale, dënimi të jetë kapital”, ka deklaruar Ademaj.
Ademaj është marrë pyetje nga Naim Murseli përgjatë dëshmisë së tij, ku ka përmendur edhe një aferë tradhtie nga ana e të akuzuarit pak muaj para ngjarjes makabër. /Insajderi.org/