Dënimi me vdekje e lë Turqinë jashtë BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënimi me vdekje e lë Turqinë jashtë BE-së

    Insajderi
    18 July 2016 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menjëherë pas lajmit se kryeministri turk kishte thënë se Turqia më gjasë do t’i dënojë me vdekje 6 mijë ushtarët puçist të kapur, Bashkimi Evropian ka reaguar.

    Një zyrtar i lartë i BE-së, ka thënë se nëse Turqia vendosë të paraqet dënim me vdekje për ushtarët, nuk do të jetë pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian.

    “Më lejoni të jem e qartë … asnjë vend nuk mund të bëhet anëtare e BE-së nëse vendi paraqet dënimin me vdekje”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

    Bisedimet e rivendosja e dënimit me vdekje janë ringjallur në Turqi, pas përpjekjes së dështuar për grusht-shtet ushtarak gjatë fundjavës, ku të paktën 290 persona u vranë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark