Sergio Aguero do të mungojë për katër ndeshjet e ardhshme të Manchester Cityt. Dënimi është dhënë nga Federata Angleze e Futbollit pas ndëshkimit të lojtarit me karton të kuq për faullin kundër David Luiz, nga i cili erdhi si pasojë edhe zënka masive me lojtarët e Chelseat.
Në atë zënkë u përfshi edhe Fernandinho, i cili u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq pasi i vuri duart në fyt Fabregasit dhe e shtyu atë mes tifozëve.
Ndërkohë, do të ketë hetim për të dy skuadrat dhe dënime të mundshme për ta, pasi nuk arritën të ndalonin sjelljet e pahijshme të lojtarëve të tyre.
Edhe Fabregas mund të përballet me pasoja, sepse pamjet filmike tregojnë se ai goditi Fernandinhon, duke sjellë reagimin e pakontrolluar të brazilianit.