Dënohen dy policë që morën ryshfet 3 pako cigare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohen dy policë që morën ryshfet 3 pako cigare

    Insajderi
    10 November 2016 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Gjykata Themelore e Mitrovicës ka dhënë verdiktin përfundimtar ndaj dy policëve  Blerim Ramës dhe Kenan Hasanit, të akuzuar për “marrje të ryshfetit”.

    Të akuzuarit u dënuar me nga 6 muaj dënim me burg.

    Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse të pandehurit nuk kryejnë vepër të njëjte apo më të rëndë penale, në afat prej 2 vitesh, njofton Betimi për Drejtësi.

    Gjatë seancës së sotme, të pandehurit e kanë pranuar fajësinë për kryerjen e kësaj vepre penale, ndonëse dje kishin mohuar këtë fakt.

    Blerim Rama dhe Kenan Hasani, kishin përfituar materialisht nga i dëmtuari Arber Sylejmani.

    Sipas aktakuzës policët kishin konstatuar se Sylejmani, e drejtonte automjetin me regjistrim të skaduar derisa ata kanë kërkuar nga i dëmtuari që t’ua blejë 3 pako ne cigare Marlboro, që të njëjtin mos ta dënojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark