Policia ka gjobitur dy shoferëve që zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj në rrugën “Driton Islami”.
Në njoftimin e policisë thuhet se personat në fjalë janë banues në Zvicër, njëri prej të shoferëve është A.J i moshës 21-vjeçar, ndërsa tjetri është B.S. i moshës 24-vjeçar.
“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative për shoferin e parë dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit me nga një vit, për të dy shoferët”.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.