Dënohen pesë çeçenë për vrasjen e ish-zëvendëskryeministrit rus – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dënohen pesë çeçenë për vrasjen e ish-zëvendëskryeministrit rus

    Insajderi
    29 June 2017 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë shpallur të fajshëm pesë persona të cilët kanë qenë të akuzuar për vrasjen e ish zëvendëskryeministrit dhe politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, në vitin 2015.

    Juria e një gjykate ushtarake në Moskë e ka dhënë vendimin pas një gjykimi që ka zgjatur dy ditë. Juria nuk ka mundur të marrë vendim unanim, mirëpo shumica kanë votuar në të mirë të dënimit.

    Pjesëtarët e jurisë nuk kanë paraparë ulje të dënimit për fajtorët e vrasjes.

    Pesë të pandehurit, Zaur Dadayev, Anzor Gubashev, Shagit Gubashev, Khamzat Bakhayev, and Tamerlain Eskerkhanov, janë nga Çeçenia dhe të gjithë janë dënuar për kryerje të vrasjes me pagesë.

    Personi i gjashtë, ish pjesëtar i ushtrisë çeçene, Ruslan Mukhudinov, është dënuar në mungesë për organizimit të krimit.

    Pesë të pandehurit e kanë deklaruar veten si të pafajshëm, njofton rel.

    Gjykimi për këtë rast ka filluar në tetor të vitit 2016.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark